Dukagjini dhe Llapi luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

  • S.A /
  • 23 February 2023 - 12:34
Dukagjini dhe Llapi luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

Dukagjini dhe Llapi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Albi Mall Superligën e Kosovës. Klinasit janë nikoqir të llapjanëve në takimin e rëndësishëm të mesit të tabelës, takim që pritet të zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” nga ora 13:00, shkruan "Kosova Sot Online ".

Ekipi i Armend Dallkut vjen nga humbja e thellë ndaj Dritës dhe synon t’i kthehet fitores për t’u ngjitur në pozitën e katërt në tabelë. Në anën tjetër, ekipi i Tahir Batatinës e ka nisur mirë sezonin pranveror me dy fitore radhazi dhe synon të tretën, për t’u ngjitur vetë në pozitën e katërt, e cila me shumë gjasa i dërgon klubet në garat evropiane. Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme. Dukagjini: Haxhihamza; Kuçi, Basriu, Dallku, Kameraj; Khomutov, Morina, Ahmeti; Zulfiu, John, Santos; Llapi: Avdyli; Milic, Krasniqi, Neto, Bytyqi; Limani, Shabani, Rivera; Selimi, Progni, Alidema.

(Kosova Sot Online )