Lovren pensionohet nga Kombëtarja kroate

  • A.P /
  • 23 February 2023 - 14:21
Lovren pensionohet nga Kombëtarja kroate

Pasi e fitoi vendin e tretë në Botërorin e Katarit dhe të dytin në Kupën e Botës në Rusi, Dejan Lovren ka vendosur ta mbyllë eksperiencën e bukur me Kombëtaren kroate.

Mbrojtësi i Lyonit e ka zbuluar vendimin e tij sot përmes një letre të publikuar në rrjetet sociale,

“Nuk ishte një vendim i lehtë, por sot i them lamtumirë Kroacisë. Kam ëndërruar gjithmonë ta vishja këtë fanellë dhe nuk do ta harroj kurrë debutimin tim në Kombëtare në vitin 2009. Në pesë vjetët e fundit i kemi shkruar kapitujt më të bukur në historinë e Kroacisë. I falënderoj të gjithë trajnerët, shokët e skuadrës dhe tifozët”, ka shkruar ish-futbollisti i Liverpoolit.

(Kosova Sot Online)