Roma synon fitore ndaj Salzburg

  • A.P /
  • 23 February 2023 - 20:04
Roma synon fitore ndaj Salzburg

Paulo Dybala është titullar për Romën, por Tammy Abraham është gati por do të jetë në bankë, derisa Romës i duhet medoemos fitore sonte kundër RB Salzburg për të kaluar tutje në Ligën e Europa Ligë

Giallorossi humbi ndeshjen e parë në Austri me rezultat 1-0, kështu që ata duhet të fitojnë me dy apo më shumë gola që të kualifikohen në 1/8-ën e finales në Europa Ligë.

Nëse ata fitojnë me një gol sonte, atëherë rezultati barazohet dhe ndeshja shkon në vazhdime.

Formacionet janë ndikuar shumë nga lëndimet, pasi që Abraham duhet që të jetë në bankë derisa ka vendosur një maskë mbrojtëse në fytyrë, e cila do i lejon atij të shikojë me syrin e majtë, por që anglezi nuk ka startuar sot.

Mbrojtësi Strahinja Pavlovic është i suspenduar për RB Salzburg, kështu që Bernardo luan në vend të tij, derisa Luka Sucic do të jetë mbështetës për sulmuesit Adamu dhe Noah Okafor duke bërë që Benjamin Sesko të jetë në bankë.

Nicolas Capaldo shënoi golin në fund të ndeshjes në Austri për skuadrën që nuk arriti ta kalojë grupin e Ligës së Kampionëve para Milanit dhe Chelseat. 

(Kosova Sot Online)