Di Maria shkëlqen në fitoren e Juventusit

  • A.P /
  • 23 February 2023 - 20:53
Di Maria shkëlqen në fitoren e Juventusit

Juventusi ka arritur fitore bindëse ndaj Nantes me rezultat 0-3, duke siguruar kështu kalimin në 1/8-ën e finales së Ligës së Europës. Angel Di Maria (5’, 20’ dhe 78’) shënoi të tre golat për Bardhezinjtë

Juventus e ka kryer punën sonte  në Stade de la Beaujoire të Francës për të kaluar në 1/8-ën e finales në Ligën e Europës.

Angel di Maria shënoi një gol të bukur në minutën e 5-të te ndeshjes për ta zhbllokuar rezultatin për herë të parë në këtë ndeshje.

Argjentinasi bëri një goditje me trinën e brendshme të tij për të shënuar një gol të bukur me parabolë.

Për Nantes gjërat u bënë edhe më keq pasi që në minutën e 17-të Nicolas Pallois preku topin me dorë dhe u përjashtua nga loja me karton të kuq.

Tre minuta më vonë, Di Maria shënoi për rezultat 0-2 nga penalltia.

Deri në fund të pjesës së parë, Juventusi kishte edhe dy mundësi për të shënuar, një në minutën e 38-të me anë të Locatellit dhe një tjetër në minutën e tretë shtesë me anë të Filip Kostic.

Rasti i parë në pjesën e dytë ishte ai i minutës së 67-të për Juven me anë të Juan Cuadrado por Lefont priti përpjekjen e tij, derisa në minutën e 76 krosi i Alex Sandros shkoi të koka e Di Marias që shënoi gol në minutën e 78-të.

SHIKO GOLIN KËTU

Të vetmen mundësi të mirë për të shënuar Nantes e pati në minutën e 89-të me anë te Evann Guessand por Wojciech Szczesny priti.

Kështu, Juventus kalon në 1/8-ën e finales së Ligës së Europës me rezultat 1-4, pasi që ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave kishte përfunduar me rezultat 1-1.

Kundërshtari i Juventusit në 1/8-ën e finales do të mësohet nesër kur do të hidhet shorti për çiftet e 1/8-ës së finales në Europa Ligë.

(Kosova Sot Online)