Le Figaro dhe AFP: Kurdisje ndeshjesh në Superligën e Kosovës

  • A.P /
  • 23 February 2023 - 21:34
Le Figaro dhe AFP: Kurdisje ndeshjesh në Superligën e Kosovës

Së paku katër ndeshje të kampionatit kosovar të futbollit janë manipuluar për t’ju ofruar bastorëve, me bazë në Francë dhe Kosovë, duke pasur përfitime të mëdha ilegale nga bastet sportive, tha të enjten Qendra e Specializuar për Hetim Ndërrajonale (Jirs).

“Qendra për Shërbime për Gara dhe Lojëra (SCCJ) ka qenë nën hetim për afër një vit për korrupsionin në sport dhe mashtrimin e organizuar në sport që vjen nga Superliga e Kosovës”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

E fundit nuk specifikon cilin klub është duke u hetuar por “analizat e koeficienteve dhe incizimet e videove te të disa ndeshjeve kanë bërë të mundur që të konfirmoi manipulimin e disa prej rezultateve”, ka nënvizuar një zëdhënëse për mediat franceze Le Figaro dhe AFP

Hetimi është bërë “tek anëtarët të një qarku të gjërë familjarë të vendosur si në Francë ashtu edhe në Kosovë”, të dyshuar që kanë marrë pjesë “në një manipulim të rezultateve të ndeshjeve të caktuara që kanë garantuar fitimi të mëdha gjatë basteve që bazohen në rezultate të këtyre ndeshjeve, të cilat janë njohur më parë”.

Kështu që, katër takimet që i janë referuar, Jirs vlerëson se janë fituar më shumë së 360 000 euro. Nëntë njerëz janë shoqëruar në mbajtje. Në fund, katër burra të moshës 24 deri 50 vjeç, nga Mulhouse (Haut-Rhin) dhe Dijon janë paditur me akuzat për lidhje me banda kriminale dhe mashtruese.

Kampionati kosovar, Superliga, ka 10 skuadra. Kampion në fuqi është FC Ballkani, që është nga qyteti i Suharekës. 

(Kosova Sot Online)