Basel-in e nderon një shqiptar, ja rezultatet e Conference League

  • E.K /
  • 24 February 2023 - 09:50
Basel-in e nderon një shqiptar, ja rezultatet e Conference League

U luajtën duke filluar nga ora 21:00, katër duelet e vlefshëm për raundit e 1/16-ave të Ligës së Konferencës, ku nuk munguan suprizat. Baseli i Taulant Xhakës dhe Andi Zeqirit, arriti të triumfonte me rezultatin 2-0, ndaj turqve të Trabzonsporit, duke siguruar një biletë për në raundin tjetër. Hero në këtë duel u bë pikërisht sulmuesi me origjinë shqiptare, Zeqiri, që shënoi golin e dytë në minutën e 76-të .

Ndërkohë në duelet e tjera, Fiorentina nuk fali në shtëpi, duke mposhtur me rezultatin 3-2 Bragën. Kualifikimin e festoi edhe Leh Poznan në duelin ndaj Bodo/Glimt, ku polakët triumfuan me rezultatin 1-0.

Për sa i përket duelit Gent-Karabak, 90 minuta nuk mjaftuan, për të përcaktuar skuadrën që do të kalojë më tej. Teksa ndeshja shkoi me shtesë, pasi të dy ndeshjet prodhuan rezultatet 1-0. Skuadra e Redon Xhixhës do të tentojë kualifikimin nëpërmjet shtesave ose penalltive

(Kosova Sot Online)