Interi po planifikon marrëveshje të re me Lukakun

  • A.P /
  • 24 February 2023 - 18:11
Interi po planifikon marrëveshje të re me Lukakun

Interi po planifikon që ta negociojë një marrëveshje të re me Chelsea për Romelu Lukaku dhe do të këtë një dorë ndihme nga një burim i papritur, reperi Jay Z

Sulmuesi belg nuk është se ka pasur një sezon pozitiv prej që është kthyer tek Zikaltërit që nga huazimi në këtë skuadër në verën e kaluar, ku ka vuajtur si për fitnes ashtu edhe për formë pas një viti të vështirë që pati në Londrën Perëndimore.

Lukaku me në fund ka filluar ta gjejë veten këtë sezon dhe shënoi gol krucial në fitoren e Interit prej 1-0 në Ligën e Kampionëve kundër Portos, duke i dhënë skuadrës një mundësi të mirë që ata të kalojnë në çerekfinale.

Siç raporton La Gazzetta dello Sport, Interi do të ulet me Chelsea në muajt në vazhdim për të diskutuar një marrëveshje të re për Lukaku. Marrëveshja e mëparshme për klubin milanez rreth 20 milionë euro, që ndahet për huazimin dhe pagën, kurse ata duan t’i ulin shpenzimet në të dy frontet.


(Kosova Sot Online)