Guardiola e kupton frustrimin e Haaland

  • A.P /
  • 24 February 2023 - 19:00
Guardiola e kupton frustrimin e Haaland

Pep Guardiola është i parapërgatitur për ta bartur fajin për numrat e prekshëm të Erling Haaland, me Manchester City që po punon ta fusë atë në lojë më shumë

Mendimi që sulmuesi norvegjez të shohë edhe më shumë topin  në sulm i bën më të frikshëm kampionët në fuqi të Premier Ligës, me Haaland që ka shënuar 32 gola deri me tani në të gjitha garat këtë sezon. Pyetje që janë, megjithatë, bërë kanë të bëjnë me qëndrueshmërinë e tij në sistemin taktik të Guardiolës, me lojën e çuditshme ku ai mezi vjen të një goditje dhe Blutë që janë duke u përballur me një numër 9 që kanë në dispozicion përsëri.

Guardiola ka thënë që Haaland nuk është duke marrë më shumë topa së sa ai do të dëshironte, me vrapimet e tij që nuk ndodhin shpesh.

“Është faji i ynë. Erling ka qenë i mirë gjatë tërë sezonit. Nuk është metrikë, kur përfundon ndeshja një sekond më vonë unë e di nëse ai është involvuar apo jo dhe atë se kush duhet të involvohet më shumë ose jo. Nuk kemi nevojë për numra apo metrikë që ta njoh këtë gjë saktësish. Po, natyrisht që kjo varet nga ne. Ne kemi nevojë që të kujdesemi për të paksa më shumë”, tha Guardiola në lidhje me atë se Haaland nuk po ka më shumë topa sa do të dëshironte.

“Në ndeshjen e fundit, ju keni të drejtë (ai nuk pati shumë kontakte me top) por kundër Nottingham jo. Ai kishte mundësi për gol në pjesën e parë dhe të dytë. Ne kemi biseduar shumë herë se kjo do të ndodh. Sulmuesi ka pozitën më të vështirë, një futbollist me dy mbrojtës kurse me Erling është më shumë. Më vonë në ndeshjen e fundit do të pajtohem, thashë më shumë kontroll, më shumë pasime. Ishte me të vërtetë një pjesë e parë intensive, në të dytëm ne ramë pak dhe kjo është arsyeja pse vuajtëm. Kundër Leipzig do të vuash. Në këtë ndeshje ne e kërkonim atë më shumë. Është mirë (nëse ai është i frustruar), edhe unë jam i frustruar, ju do të frustroheni në jetën tuaj ndonjëherë, kjo është e sigurt. Lumturia është e mbivlerësuar!”.


(Kosova Sot Online)