Jorginho thotë se Mikel Arteta ia kujton atij ish trajnerit të Chelsea

  • A.P /
  • 24 February 2023 - 19:55
Jorginho thotë se Mikel Arteta ia kujton atij ish trajnerit të Chelsea

Mesfushori i Arsenalit, Jorginho ka pranuar që trajneri i ri i tij, Mikel Arteta, i kujton atij Maurizio Sarri, me të cilin ai ka punuar në Chelsea dhe Napoli

Fituesi i Ligës së Kampionëve ka folur paksa për atë çfarë ai mendon për Artetan dhe kalimin e befasishëm të tij në Emirates gjatë merkatos së janarit. Duke kaluar pesë vite me Blutë e Londrës Perëndimore, transferi në mes të sezonit ishte i papritur, por ai tashmë ka impresionuar nga ajo çfarë ai sheh tek trajneri i ri, me Topçinjtë që janë në krye të Premier Ligës.

“Ai (Arteta) më kujton paksa Sarrin”, shpjegoi Jorginho për BeIN Sport. “Zakonisht kam punuar me një trajner që shikon edhe në detaje. Për mua, detajet e bëjnë dallimin në fund mes një skuadre të mirë dhe një skuadre që fiton”.

“Jam i sigurt, 100 për qind, se ai adhuron detajet kaq shumë. Jam këtu për një kohë të shkurtër por jam i sigurt që çdo ditë ka diçka të re dhe kjo është arsyeja pse jam kaq i lumtur që jam këtu dhe arsyeja se pse jam duke mësuar edhe më shumë nga kjo përvojë”.

Italiani mendoj që shënoi golin e tij të parë me Topçinjtë me një stil sublim gjatë vikendit kur ata mposhtën Aston Villën, por goditja e tij me rikoshe në shtyllë dhe pastaj në shpinën e Emi Martinez bëri që goli të regjistrohet si autogol. Me Arsenalin që po kërkon titullin e parë në ligë pas pothuajse 20 viteve, ata paguan 12 milionë funte për ta larguar Jorginhon nga Chelsea, edhe pse ai do të largohej në verë, në mënyrë që ta forcojnë skuadrën e tyre.


(Kosova Sot Online)