Fernandes: Lisandro Martinez ktheu sezonin në dobi të United

  • A.P /
  • 24 February 2023 - 21:10
Fernandes: Lisandro Martinez ktheu sezonin në dobi të United

Bruno Fernandes beson që fitorja e Manchester United kundër Liverpool – ndërhyrjet e para të Lisandro Martinez – vendosën ritmin për ta ringjallur sezonin e tyre

Fitorja kundër Barcelonës bëri që United ta siguronte një vend të tyre në 1/8-ën e finales në Europa Ligë, por po ashtu ishte një shtytje e tyre mentale para se ata të përballen në Carabao Cup kundër Newcastle, në një javë të madhe për klubin. Skuadra e Erik ten Hag bëri që ata të duken më mirë javë pas jave pas një fillimi të ngadaltë, për të cilën gjë Fernandes beson që filloi me fitoren e tyre kundër Liverpoolit në gusht.

“Mendoj që kthesa në këtë sezon u bë në ndeshjen kundër Liverpoolit”, shpjegoi ai në një intervistë me Sky Sports. “Atmosfera ishte gumëzhitëse. Mendoj që ndërhyrja e parë e Lichas (Lisandro Martinez) bëri që tifozët ta kenë ndjenjën që aty se tani do të jetë momenti i jonë. Kjo duhet të jetë pika e jonë e kthesës, që ne luajtëm një ndeshje ku fitorja do t’i ndryshonte gjërat”.

“Mendoj se nga ajo ndeshje ne bëmë një ndeshje deri me City – natyrisht ne kishim rezultate të këqija. Por, pas kësaj ishte e pabesueshme deri në takimin tonë me Arsenalin”.

Fernandes ka qenë kapiten i United shumicën e këtij sezon me kapitenin e klubit Harry Maguire kishte një rol të reduktuar nga bankina. Para ndeshjes me Liverpoolin, United humbi ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Brightonit dhe u deklasuan me rezultat 4-0 ndaj Brentfordit, duke bërë që për shumë të këtë frikë se sezoni do të ishte i keq kundër rivalëve të tyre.

Megjithatë, fitorja e tyre kundër Reds – ku Martinez pati një ndeshje të mirë – ishte katalizator për Ten Hag, i cili vulosi autoritetin e tij në klub. Paraqitjet u përmirësuan dhe United fitoi gjashtë ndeshje rresht para se të mposhtej 6-3 nga Manchester City.

 


(Kosova Sot Online)