Ancelotti: Jam këtu që Real Madridi të fiton

  • A.P /
  • 24 February 2023 - 21:30
Ancelotti: Jam këtu që Real Madridi të fiton

Trajneri italian ka folur për media para se të luajë ndeshjen kundër Atletico Madridit në La Liga

Carlo Ancelotti ka analizuar tërë problemet e tanishme të Real Madridit para së skuadra e Atletico Madridit të luajë kundër Santiago Bernabeu të shtunën në mbrëmje.

Trajneri italian ka folur për media dhe refuzoi por nuk pranoi të jap shumë detale për ndeshjen kundër skuadrës së Diego Simeones.

“Nacho…nuk e di çfarë do të ndodh me të vitin e ardhshme, ndoshta jemi të dy këtu”, tha ai për të ardhmen e mbrojtësit.

“Do të dëshiroja që ta shikoja atë në Valdebebas në vend që ta shoh në TV, natyrisht, e shoh për çdo ditë dhe ishte një kohë kur ai nuk ishte i lumtur”.

“Me mua ai nuk është ankuar por ai ka vazhduar që të vuajë gjatë kësaj kohe kur nuk ka luajtur, ai është profesionisht dhe kur për të ne kemi nevojë që të jap më shumë”.

“Nuk jam këtu për të bërë shokë, kam dobësi, për të cilën gjë dëshiroj që Real Madridi të jetë i lumtur…dhe e vetmja lumturi është kur ne fitojmë. Ndihem keq për futbollistët e mijë pasi që i dua shumë…duke thënë këtë mendoj që ai nesër do të luajë si mbrojtës i majtë”.

Forma e Vinicius

Pas dygolëshit në Anfield në mesjavë, Ancelotti ka nënvizuar gjendjen fizike të Vinicius Junior.

“Është e rrallë që ai kurrë nuk lëndohet, por ai ka një gjenetikë për spektakël, duke falënderuar prindërit e tij dhe profesionalizmin e tij, për shkak se ai kujdeset shumë për veten e tij, para dhe pas ndeshjeve dhe në stërvitje”, tha trajneri.

“Ai është një djalë i cili fokusohet shumë të puna e tij. Çfarë po tregon Vinicius në fushë është ajo çfarë ai përpiqet ta bëjë çdo herë në stërvitje”.

“Ai është përmirësuar shumë në finalizim për shkak se është stërvitur shumë. Pas stërvitjeve, Vinicius kalon 10-15 minuta më shumë në atë së si ta përmirësojë finalizimin e golave. Sfida përpara flet për vazhdimësinë e tij. U përpjek 90 minuta, kjo është gjëja e komplikuar”.

Gjërat kyçe para derbit

Pas një fitoreje të madhe në Ligën e Kampionëve kundër Liverpoolit, Real Madridi tani do të këtë përballje me Atleticon në Santiago Bernabey.

“E shoh shumë mirë skuadrën, ne hymë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve me një ndjenjë të mirë dhe me një dinamikë të mirë”, tha ai.

“Do të jetë një ndeshje speciale, kundër një skuadre që është në moment të mirë, do të jetë një ndeshje si në Kupën e Mbretit”.

Ancelotti po ashtu ka folur për Diego Simeone dhe marrëdhëniet në mes të tyre.

“Do të dëshiroja që të kalojë kohë më të për shkak se ne e duam futbollin”, tregoi ai.

“Ai nuk ka asgjë që të mësojë nga unë. Nuk kam parë kurrë së si ai punon dhe si dua unë, por përvoja e ime personale, si është puna e tij ditë pas dite. Kjo gjithmonë ju jep juve më shumë njohuri, që të shohim së si trajnerët tjerë e përgatisin një ndeshje. Kjo është koha kur ju mësoni”.

Arbitrimi dhe korrupsioni

Në fund, Ancelotti është pyetur shumë edhe për rastin kontrovers që e rrethojnë gjyqtarin Negreira.

“Nuk ka korrupsion as këtu as në Europë”, u përgjigj ai.

“Gjyqtarët bëjnë gabime çdo kund dhe nëse ata dështojnë ju duhet ta pranoni atë. Bëhem ndonjëherë nervoz, por jam super i bindur që për momentin nuk ka korrupsion në botën e futbollit”. 


(Kosova Sot Online)