Messi dhe Mbappe do ta shpëtojnë PSG-në pas mungesës së Neymarit

  • S.A /
  • 25 February 2023 - 09:01
Messi dhe Mbappe do  ta shpëtojnë PSG-në pas mungesës së Neymarit

PSG do të luajë derbin kundër Marseille të dielën, ku Paris Saint-Germain do të përballën me rivalët e tyre Marseille në një ndeshje që i duhet fitorja, derisa ajo do të luhet më 26 shkurt në Stade Velodrome, shkruan "Kosova Sot Online".

Skuadra Christophe Galtier është eliminuar nga Kupa e Francës nga Marseille, e cila rënditet pesë pikë më poshtë së ata në Ligue 1. Një fitore të dielën do të bënte që ata t’i afrohen edhe më shumë afër titullit, por një humbje do ta fuste PSG-në në krizë, pasi që Marseille do të ngushtonte epërsinë në vetëm dy pikë nga liderët e Ligue 1.

Në të njëjtën kohë, Galtier nuk do të mund të llogaritë në Neymar, i cili është jashtë shkaku i lëndimit. Kjo do të thotë që Lionel Messi dhe Kylian Mbappe duhet të japin më shumë dhe ta udhëheqin PSG drejt fitores.

Galtier do të preferonte që ta pushonte Messi para ndeshjes së dytë në 1/8-ën e finales së Ligës së Kampionëve në Munchen në dy javë kohë, por PSG kanë nevojë për një fitore që të kenë motiv për garë në të gjitha garat.

Ndeshje e rëndësishme

Messi, Mbappe dhe Neymar janë të vetëdijshëm së kufiri mes suksesit dhe dështimit është shumë i vogël këtë sezon. Fitorja e Ligue 1 për sezonin 2022/23 nuk e bën sezonin të suksesshëm, por do të ishte sigurt një shkatërrim nëse ata dështojnë ta bëjnë këtë, sidomos nëse ata nuk arrin që të kualifikohen tutje në Ligën e Kampionëve.

Derbi kundër Marseille është njëri prej dueleve më të rëndësishëm këtë sezon, me Messi dhe Mbappe që e dinë se duhet ta inspirojnë skuadrën e tyre për fitore. 

(Kosova Sot Online )