Greenwood takim me drejtuesit e Man Utd

  • A.P /
  • 26 February 2023 - 12:34
Greenwood takim me drejtuesit e Man Utd

Mason Greenwood ka mbajtur takimin e tij të parë ballë për ballë me drejtuesit e Manchester United që kur u hoq akuza për përdhunim kundër tij.

Sulmuesi dhe përfaqësuesit e tij u takuan me zyrtarët e lartë të klubit si pjesë e hetimit të brendshëm për akuzat kundër tij. Talenti 21-vjeçar u lirua nga çdo keqbërje në fillim të këtij muaji, kur shërbimi i Prokurorisë së Kurorës hoqi akuzat për tentativë përdhunimi, sulm, kontroll dhe sjellje shtrënguese.

Lojtari anglez mendoi se më pas do të ishte në gjendje të rifillonte karrierën e tij, por United njoftoi menjëherë se do të kryenin vëzhgimet e tyre mbi këtë çështje.

Greenwood u takua me klubin përpara ndeshjes së parë të United në Europa League përballë Barcelonës më 16 shkurt.

Një burim i brendshëm ka thënë për “The Sun”: “Mason dhe përfaqësuesit e tij u takuan me klubin për të filluar procesin e përpjekjes për të arritur në fund të asaj që mund të ketë ndodhur ose jo. Është një situatë jashtëzakonisht e ndjeshme dhe klubi mendon se është e drejtë që atij t’i jepet mundësia për të shpjeguar plotësisht veten. Klubi është i prirur të dëgjojë versionin e tij të ngjarjeve. Vetëm kur të kenë pamjen e plotë, mund të fillojnë t’i çojnë gjërat përpara.”


(Kosova Sot Online)