Interi ka pësuar humbjen e shtatë në elitën e futbollit italian

  • A.P /
  • 26 February 2023 - 14:34
Interi ka pësuar humbjen e shtatë në elitën e futbollit italian

Interi ka pësuar humbjen e shtatë sezonale në elitën e futbollit italian.

Zikaltrit u mposhtën minimalisht 1:0 në udhëtim nga Bologna, në kuadër të javës së 24-të në Serie A.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 76-të të ndeshjes.

Ishte Orsolini që realizoi pas asistimit të Schouten

Me këtë fitore, Bologna tani ngjitet në vendin e shtatë me 35 pikë.

Në anën tjetër, Interi mbetet i dyti me 47 pikë, 18 më pak se Napoli. 

(Kosova Sot Online)