Joao Cancelo shpreson të festojë dy tituj të ligës

  • A.P /
  • 26 February 2023 - 16:36
Joao Cancelo shpreson të festojë dy tituj të ligës

Joao Cancelo shpreson të festojë dy tituj të ligës këtë vit, me Manchester City dhe Bayern Munich që janë duke punuar për të fituar titujt në dy vendet respektive

Mbrojtësi anësor ju bashkua Bayernit në huazim nga City në janar dhe shpreson që të kurorëzohet me titull të Bundesligës në sezon. Në të njëjtën kohë, City ende janë në garë për të fituar Premier Ligën, kështu që ai në përfundim të sezonit mund të fitojë të dyja medaljet dhe ai nuk e përjashton se mund të fitojë dy medalje dhe rikthimin e mundshëm të tij në Angli.

I pyetur nëse ai pret që të festojë titullin e Premier Ligës, Cancelo ka dhënë një intervistë në O Jogo. “Shpresoj kështu. Kam krijuar një familje të dytë atje. Bernardo (Silva) ka bërë që ai të jetë shoku më i mirë, ai është personi që me mungon më së shumti atje. Ai ishte psikologu imë. Kur diçka nuk shkon shumë mirë, ai ishte personi që bisedonin. Ruben (Dias) gjithashtu, por marrëdhënia e ime me Bernardon është shumë i mirë, edhe në fushë, ne kemi krijuar lidhje të mira kur ne luajtëm në të njëjtën skuadër. Ai është person që do të jem me të tërë jetën”, ka thënë ai.

“Natyrisht, në Angli unë do të bëjë tifo për ta dhe shpresoj që ata të fitojnë dhe në fund të sezonit në Angli dhe një tjetër në Gjermani.  Grupi i City është spektakular, më i miri që unë kam luajtur, si grup dhe si njeri kam krijuar shoqëri”.


(Kosova Sot Online)