Tottenham ka fituar derbin e Londrës me Chelsean

  • A.P /
  • 26 February 2023 - 16:54
Tottenham ka fituar derbin e Londrës me Chelsean

Tottenham ka fituar derbin e Londrës me Chelsean duke e mposhtur atë me rezultat 2-0. Skipp (46’) dhe Kane (82) shënuan golat e vetëm në këtë ndeshje. Tottenham ruan vendin e katër në Premier Ligë derisa Chelsea vazhdon të fundoset edhe më poshtë në këtë sezon, derisa është në vendin e 10-të

Nuk ka këndellje për Chelsean e Potter, pasi që sot ata kanë humbur me rezultat 2-0 në derbin e Londrës ndaj Tottenham.

Tottenham pati mundësi që të shënojë që në minutën e 27-të kur Pierre-Emile Hojberg humbi një mundësi të mirë por që goditi shtyllën e djathtë.

Ziyech u ndëshkua fillimisht me karton të kuq por që ishte VAR që ia hoqi atij kartonin.

Më pas, që në fillim të pjesës së parë Tottenham kaloi në epërsi pasi që Oliver Skipp priti një top të rikthyer për të shënuar gol që në minutën e parë në pjesën e parë.

Në minutën e 82-të Tottenham shënoi edhe një gol, kësaj here ishte Harry Kane që u asistua nga Eric Dier.

Kjo i siguroi tri pikë Tottenhamit që tani është në vendin e katër me 45 pikë, katër më shumë së Newcastle që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara se Tottenham.

Chelsea pret në Stamford Bridge Leeds United derisa Tottenham do të luajë kundër Wolves. 


(Kosova Sot Online)