Tifozët e Beshiktashit sulmojnë presidentin turk Erdogan

  • S.A /
  • 27 February 2023 - 10:29
Tifozët e Beshiktashit sulmojnë presidentin turk  Erdogan

Mbështetësit e klubit turk të Beshiktashit, i bën thirrje mbrëmë udhëheqësisë turke të japë dorëheqje, pas tërmetit me magnitudë 7.8 që vrau më shumë se 50,000 njerëz atje dhe në Siri, shkruan "Kosova Sot Online".

“Qeveri tërhiqu!”, ishin brohorimat rreth stadiumit, gjatë ndeshjes kundër Antalyaspor.

Para fillimit, klubi bëri homazhe për viktimat e tërmeteve dhe mbështetësit hodhën mijëra lodra dhe shalle në fushë, në një gjest mbështetjeje për fëmijët e prekur nga fatkeqësia. Por thirrjet e protestës treguan zemërim të vazhdueshëm për reagimin e qeverisë turke ndaj fatkeqësisë natyrore.

Brohoritjet treguan zemërim të vazhdueshëm mbi reagimin e qeverisë së presidentit Recep Tayyip Erdogan, ndaj tërmetit.

Në përgjigje të brohoritjeve në lojë, Devlet Bahçeli, kreu i partisë MHP që është në linjë me Erdoganin, anuloi anëtarësimin e tij në Beshiktash.

Mbështetësit e një tjetër klubi të madh me bazë në Stamboll, Fenerbahçe, bërtitën parulla të ngjashme të shtunën mbrëma gjatë një ndeshjeje kundër Konyaspor.

“20 gënjeshtra dhe mashtrime, jepni dorëheqjen”, thërrisnin tifozët e Fenerbahçes gjatë ndeshjes.

Erdogani hodhi poshtë kritikat për reagimin ndaj tërmetit. Në fillim të këtij muaji, ai pranoi “mangësitë” në reagimin e vendit të tij ndaj katastrofës, por ai gjithashtu sulmoi “provokatorët” që kritikuan përpjekjet e shpëtimit, duke shtuar: “Sigurisht, ka mangësi. Kushtet janë të qarta për t’u parë. Nuk është e mundur të jesh gati për një fatkeqësi si kjo”.

Kundërshtarët e akuzuan Erdoganin se nuk e kishte përgatitur vendin sa duhet për një tërmet të tillë dhe se kishte neglizhuar mbikëqyrjen e ndërtesave.

Hetimet kanë nisur kundër më shumë se 600 personave në lidhje me ndërtesat që u shembën, raporton DW, transmeton "Kosova Sot Online". Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale janë planifikuar të mbahen më 14 maj.

(Kosova Sot Online )