Edon Zhegrovës, ylli kosovar është duke shkëlqyer në Lillet

  • S.A /
  • 27 February 2023 - 12:21
Edon Zhegrovës, ylli kosovar është  duke shkëlqyer në Lillet

Edon Zhegrova është duke i shfrytëzuar për mrekullinë mundësitë që po i shfaqen. Pas lëndimit të Adama Ounas, futbollisti kosovar është bërë një lojtar i rëndësishëm i Lillet në ndeshjet e fundit, përcjell "Kosova Sot Online".

Pas blerjes së Ounas gjatë verës së kaluar, Zhegrova e kishte humbur vendin e titullarit në pjesën e parë të kampionatit.

Sidoqoftë, lëndimi i përfaqësuesit algjerian ia ka hapur dyert përfaqësuesit kosovar, shkruajnë mediat franceze.  Pas Botërorit, Zhegrovës i është dhënë rasti shumë dhe është shfaqur më bashkëpunues me ekipin dhe ka bërë më pak gjuajtje në portë.

Në tetë ndeshjet e fundit, Zhegrova statistikisht ka qenë i përfshirë në 5 gola (2 gola e 3 asistime) dhe gjithashtu kishte kontribut edhe në nxjerrjen e një penalltie dhe të një autogoli të detyruar për kundërshtarin.

Futbollisti anësor ka shkëlqyer posaçërisht në ndeshje me Rennes, duke e realizuar një gol dhe duke i bërë dy asistime. Zhegrova e ka vënë kështu në siklet trajnerin Paulo Fonseca, i cili nuk do të dijë se si t’ia bëjë kur të kthehet në ekip Adam Ounas pas 3-4 ndeshjesh. 

(Kosova Sot Online )