Pse Erik ten Hag e ndaloi skuadrën e United të vesh kostume

  • A.P /
  • 27 February 2023 - 16:53
Pse Erik ten Hag e ndaloi skuadrën e United të vesh kostume

Erik ten Hag raportohet se ka ndaluar futbollistët e Manchester United që të veshin kostumet e sponsorizuara të klubit për finalen e Carabao Cup në stadiumin e Wembley

Djajtë e Kuq përballen me Newcastle të dielën me kupën vendore që ata e fituan gjatë sezonit 2022/23. Ata fituan me rezultat 2-0 me golat e Casemiros dhe Rashford, e që ishte trofeu i parë që ata e fitojnë pas gjashtë vjete.

United shkoi në shtëpinë e futbollit anglez me tutat e tyre, me The Sun që raporton që Ten Hag kërkoi që kostumet e punuara nga Paul Smith të liheshin në hotel në mënyrë që të kursente kohën e çmuar në parapërgatitjet para ndeshjesh. Trajneri holandez ka theksuar që zyrtarët e United ku për 10 minuta futbollistët do të humbnin në ndryshimin e kostumeve për të filluar nxehjen e lojës.

Ten Hag mori mbështetjen e drejtuesve të United, me atë që ai po ashtu theksoi që Djajtë e kuq gjithmonë shkojnë më herët në ndeshjet si mysafirë – një finale kupe që stadiumin e Wembley – duke veshur tutat e stërvitjeve. Me këtë në mendje, Ten Hag dëshironte që futbollistët e tij të jenë komfort në këtë gjë.


(Kosova Sot Online)