Interi do të negociojë marrëveshje të re për Lukakun

  • A.P /
  • 27 February 2023 - 18:39
Interi do të negociojë marrëveshje të re për Lukakun

Drejtori i Interit, Beppe Marotta, la një pikëpyetje të madhe mbi të ardhmen e Romelu Lukaku, duke konfirmuar që sulmuesi “dëshiron të qendrojë”, por ata ende nuk kanë vendosur nëse do të negociojnë një marrëveshje të re me Chelsea

Duke folur për Sky Sport Italia sot, shefi i Interit Marotta është pyetur nëse Lukaku do të mbetet në Inter për sezonin 2023/24.

“Të flasësh për këtë gjë tani është e parakohshme, ai do të rikthehet në Chelsea në qershor dhe pastaj një skenar i ri do të hapet dhe ne do të shohim çfarë të bëjmë pastaj”.

“ai dëshiron të qendrojë, ne do të shohim nëse dëshirojmë negociata që ai të rikthehet tek ne”.

Belgu e ka shtyrë shitjen nga skuadra e Stamford Bridge për në verën e vitit 2021 për 113 milionë euro plus bonuse, por shumë shpejt kuptoj që ky ishte një gabim.

Ai u rikthyer në huazim të Inter që kushtoi 7.8 milionë euro dhe bonuse dhe kjo marrëveshje do të skadojë më 30 qershor, duke e lënë atë nën kontratë me Chelsea deri më 2026.

Ky sezon ka qenë i dominuar nga një lëndim i tij serioz dhe pjesëmarrjen e tij me Belgjikën në Botërorin e Katarit.

Deri me tani, Lukaku ka kontribuar me katër gola dhe një asist në 15 ndeshje garuese.

Disa analistë në Angli thonë se Chelsea duhet ta kthejë Lukaku përsëri në Londër, pasi që ata për momentin nuk kanë në dispozicion shumë sulmues qendre dhe trajneri i ri Graham Potter do të mund të punonte më të më mirë së sa ia doli Thomas Tuchel.


(Kosova Sot Online)