Muriqi: Shpresoj që Spanja ta njohë Kosovën

  • A.P /
  • 27 February 2023 - 19:05
Muriqi: Shpresoj që Spanja ta njohë Kosovën

Pasi e ka fituar “Çmimin Special nga Komiteti Olimpik i Kosovës” si lauerate i vitit 2022, Vedat Muriqi ka dërguar një video-mesazh tek Komiteti Olimpik i Kosovës

Ai fillimisht ka falënderuar Komunitetin Olimpik të Kosovës, që sivjet vendosi t’i ndajë atij “çmimin special”, i cili ju jepet atyre sportistëve që e përfaqësojnë Kosovën anembanë Botës.

“Me të vërtetë për mua është një çmim shumë, shumë special. Besoj që deri sot e përfaqësova Kosovën ashtu si duhet jo vetëm në reprezentacionin tim por edhe jashtë fushës edhe pa asnjë dyshim kjo do të vazhdojë kështu edhe brenda po ashtu edhe jashtë fushës dhe ndihem shumë krenar që e përfaqësova shtetin tim jashtë vendit sidomos në Spanjë që fatkeqësisht nuk na njohin”, citohet të këtë thënë në këtë faqe Muriqi.

Tutje, ai tha që do të përdorë fuqinë dhe kurajon e tij që sado pak të kontribuojë që Spanja ta njehë shtetin e Kosovës.

“Me këtë fuqi dhe kurajo që kam, shpresoj të ndihmoj shtetin tim, që Spanja një ditë të na njoh edhe si shtet”, tha sulmuesi i Kosovës dhe Mallorcas së Spanjës, Vedat Muriqi, përmes video-mesazhit të dërguar për marrjen e “Çmimit Special”, në ceremoninë Laureatët 2022, të organizuar nga KOK-u. 

(Kosova Sot Online)