Chelsea këshillohet mos ta marrë Zidane si trajner

  • A P /
  • 27 February 2023 - 20:10
Chelsea këshillohet mos ta marrë Zidane si trajner

Ish mesfushori i Chelsea, Emmanuel Petit i ka sugjeruar ish klubit të tij që për ta më së miri është që ta shmangin Zinedine Zidane, nëse ata janë duke kërkuar zëvendësimin e Graham Potter

Humbja 2-0 ndaj Tottenham për Chelsean tregon një ecuri tepër të vargër që u zgjat edhe këtë vikend, me skuadrën e Graham Potter që tani nuk ka fituar dy ndeshje radhazi gjatë 15 ndeshjeve. Por, derisa ka shumë spekulime në atë se kush do ta zëvendësojë Potter nëse ai shkarkohet, ish futbollisti i Bluve, Emmanuel Petti e mbështet anglezin dhe thotë se zëvendësimi i tij me Zinedine Zidane nuk do të ishte i duhur.

“Zinedine Zidane nuk flet anglisht kështu që ai nuk është një zgjidhje e duhur për Chelsea që ta zëvendësojë me Potter, me tërë respektin që kam për ish bashkëlojtarin tim”, tha francezi për Premier League Odds.

“Potter është këtu që nga shtatori, a dëshironi më të vërtetë ta shkarkoni atë? Ata duhet të jenë bashkë më të pasi që ata ende kanë mundësi që ta fitojnë Ligën e Kampionëve. Nëse shkarkohet Potter, ai i cili vije direkt në klub duhet të adaptohet dhe të bëjë gjërat e duhura dhe tifozët duhet të kuptojnë se kjo gjë merr javë dhe javë”.

“Nuk e gjykoj Potter për rezultatet e këqija tashmë”, shtoi ai.

Potter ka luftuar shumë prej që kaloi nga Brighton në Chelsea për ta zëvendësuar të shkarkuarin Thomas Tuchel shtatorin e vitit të kaluar. Me një skuadër shumë të madhe që u bë më e madhe në janar, menaxheri anglez seriozisht ka një detyrë të vështirë për të gjetur harmoninë, ritmin dhe konsistencën për një formacion që do i sillte atij rezultatet që do.


(Kosova Sot Online)