Tifozët e Realit i bëjnë fyerje raciste Alabas, përse e votoi Messin e jo Benzeman

  • S.A /
  • 28 February 2023 - 13:07
Tifozët e Realit i bëjnë fyerje raciste Alabas, përse e votoi Messin e jo Benzeman

Lionel Messi e fitoi çmimin “FIFA The Best Award” falë kapitenëve dhe selektorëve të Kombëtareve, krahas gazetarëve dhe të publikut. Këto vota janë bërë publike mbrëmë dhe kanë sjell befasi, mbi të gjitha zgjedhja e David Alabas, i cili e zgjodhi argjentinasin para bashkëlojarit të tij, Karim Benzema, transmeton "Kosova Sot Online".

Kjo ka bërë që tifozët e Real Madridit të bëjnë fyerje raciste ndaj ish-futbollistit të Bayern Munichut, i cili përmes një postimi në Instastory ka sqaruar se vota për Messin nuk ishte individuale, por që vendosi krejt ekipi i Kombëtares argjentinase.

“Sa i përket më të mirëve të FIFA-s. Kombëtarja e Austrisë votoi për këtë çmim si ekip, jo veç unë. Të gjithë në ekip kanë të drejt vote dhe kështu vendoset. Të gjithë e dinë, posaçërisht Karim, se sa e admiroj atë dhe paraqitjet e tij. Shpesh e kam thënë se për mua, ai është sulmuesi më i mirë në botë dhe ende e mendoj të njëjtën. Pa dyshim”, ka shkruar mbrojtësi austriak. 

(Kosova Sot Online )