Pogba e Chiesa rikthehen te Juventusi

  • A.P /
  • 28 February 2023 - 15:31
Pogba e Chiesa rikthehen te Juventusi

Lajme të mira për Juventusin dhe për tifozët e tij.

“Bianconeri” do të mundë të llogarisin në dy lojtarë të mëdhenj në derbin e qytetit me Torinon, i vlefshëm për xhiron e 24-t të Serie A.

Paul Pogba dhe Federico Chiesa janë në mesin e të ftuarve të trajnerit Massimiliano Allegri, për ndeshjen e sontme ndaj “Granata”.

Francezi nuk e ka zhvilluar asnjë minutë në këtë sezon që prej rikthimit nga Manchester United.


(Kosova Sot Online)