Liverpooli merr lajme të mira

  • A.P /
  • 28 February 2023 - 17:37
Liverpooli merr lajme të mira

Jurgen Klopp ka thënë që Darwin Nunez dhe Ibrahima Konate janë kthyer në stërvitje për Liverpoolin, një lajm i mirë ky për Reds pasi që ata janë kthyer me kohë

Sezoni 2022/23 ka qenë një sezon testues për skuadrën e Anfield në të gjitha frontet, me titullarët që kanë pasur probleme dhe futbollistët kyç që nuk kanë pasur vazhdimisht paraqitje. Klopp, megjithatë, ka thënë se disa të lënduar kanë filluar të stërviten – me sulmuesin uruguaian NUnez që pritet të jetë në garë për ndeshjen e Premier Ligës që ata e zhvillojnë kundër Wolves të mërkurën, derisa mbrojtësi francez Konate po ashtu është gati për të qenë titullar në këtë ndeshje, derisa ka munguar që nga fundi i janarit.

Klopp po ashtu ka dhënë një lajm të mirë edhe për Luis Diaz që mungon që një kohë të gjatë, derisa është pyetur edhe për ndeshjen kundër Wolves. “Thiago është në rehabilitim. Luisin, e pashë gjysmë ore në një sesion rehabilitues në fushë, duke bërë goditje, lëvizje, shumë mirë por ende nuk është kthyer në stërvitje me skuadër. Joe Gomez është jashtë. Konate u stërvit dje normalisht ashtu si Darwin. Pastaj, ne do të shohim”, tha Klopp.  

Klopp e ka mirëpritur kthimin e Nunez pasi që mungesa e tij bëri që të prishën planet e tij ku jugamerikani nuk luajti në ndeshjen me Crystal Palace që përfundoi me rezultat 0-0. “Darwin, ne duhet të shohim. Duket absolutisht në rregull dje, por ne do të shohim së si do të reagon”.

Sulmi i Liverpool është forcuar edhe pas rikthimit të Diogo Jota, me portugezin që ka luajtur në katër ndeshje pasi u kthye në fushë pas katër muajve.

(Kosova Sot Online)