Roma synon fitore sonte

  • A P /
  • 28 February 2023 - 18:06
Roma synon fitore sonte

Roma i ka dhënë Gini Wijnaldumit startin e parë me Paulo Dybala që do të jetë krah Andrea Belottit në sulm për të luajtur kundër vendit të fundit Cremonese, i cili tashmë është eliminuar nga Kupa e Italisë.

Giallorossi mund ta zënë Interin dhe Milanin me pikë me një fitore këtu, por po ashtu ata janë paksa të lodhur pas ndeshjes kundër RB Salzburg ku fitoi 2-0 në play-of për 1/8-ën e finales së Europa Ligës.

Tammy Abraham ende është duke vuajtur nga lëndimi dhe do të vesh maskë mbrojtëse derisa Chris Smalling është i suspenduar.

Marash Kumbulla ka startuar në mbrojtje, me Belottin në sulm dhe për herë të parë Wijnaldum do të paraqitet si titullar me fanellën e Romës, i cili ka pësuar një frakturë në thembër gjatë gushtit.

(Kosova Sot Online)