Benzema i pakënaqur me FIFA-n

  • A.P /
  • 01 March 2023 - 14:45
Benzema i pakënaqur me FIFA-n

Karim Benzema nuk e ka pritur aspak mirë faktin se ai nuk ishte fitues i çmimit “Futbollisti i Vitit”, në gala mbrëmjen e mbajtur të hënën në Paris të Francës.

Sulmuesi francez kishte përfunduar në podium, por më së shumti vota fitoi Lionel Messi, i cili e fitoi këtë çmim për herë të shtatë në karrierë.

Futbollisti i Real Madridit ka fituar pothuajse gjithçka në vitin 2022 me Real Madridin, por edhe Topin e Artë.

Megjithatë, në Botëror mungoi për shkak të lëndimit.

E rastin e shfrytëzoi Messi, i cili shkëlqeu në Kupën e Botës dhe kjo e ndihmoi që ta fitonte këtë çmim individual.

Mbrëmë, veterani i sulmit e bëri një postim në Instastory, përmes së cilit i zbuloi krejt trofetë individualë dhe ekiporë, me Realin dhe me Francën, të fituar në periudhën e llogarit nga FIFA për fituesit, prej gushtit 2021 deri në pjesën e dytë të dhjetorit 2022. 

(Kosova Sot Online)