Dalin në shitje biletat për ndeshjen mes Izraelit dhe Kosovës

  • A.P /
  • 01 March 2023 - 18:58
Dalin në shitje biletat për ndeshjen mes Izraelit dhe Kosovës

Kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen mes Izraelit dhe Kosovës.

Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian të vitit 2024.

Çmimet e biletave për ndeshjen e 25 marsit variojnë nga 14 deri në 195 euro bileta më e shtrenjtë.

Kjo ndeshje luhet më 25 mars duke filluar nga ora 18:00 në Tel Aviv.

(Kosova Sot Online)