Peja fiton ndaj Levskit në Ligën Ballkanike

  • A.P /
  • 01 March 2023 - 19:13
Peja fiton ndaj Levskit në Ligën Ballkanike

Peja e ka shënuar fitoren e radhës në Ligën Ballkanike.

Pejanët triumfuan në Bullgari ndaj Levskit me rezultat 74:86, shkruan Gazeta Express.

Qysh nga fillimi, Peja e dëshmoi statusin e favorites, duke e mbyllur pjesën e parë me epërsi 29:46.

Aktualisht, Peja ka pesë fitore e një humbje në BIBL, kurse Levski pësoi humbjen e shtatë, krahas një fitoreje tjetër.

(Kosova Sot Online)