Manchester United kualifikohet në fazën çerekfinale të FA Cup

  • A.P /
  • 01 March 2023 - 22:48
Manchester United kualifikohet në fazën çerekfinale të FA Cup

Manchester United ka arritur të kualifikohet në fazën çerekfinale të FA Cup.

“Djajtë e Kuq” triumfuan me përmbysje 3:1 ndaj West Hamit.

Ishte Benrahma i cili kaloi “Çekanët” në epërsi në minutën e 54-të të ndeshjes.

Man Utd barazoi rezultatin në minutën e 77-të kur Aguerd realizoi autogol.

Në të 90-tën, Garnacho përmbysi gjithçka dhe kaloi ekipin e tij në epërsi.

Krejt në fund të ndeshjes, Fred shënoi për 3:1. 

(Kosova Sot Online)