Messi ua bën dhuratë shokëve të skuadrës së Argjentinës nga një iPhone 14s të artë

  • S.A /
  • 02 March 2023 - 11:15
Messi ua bën dhuratë shokëve të skuadrës së Argjentinës nga një iPhone 14s të artë

Lionel Messi e ka konfirmuar edhe një herë zemërgjerësinë e tij, këtë herë me dhurata për shokët e tij të skuadres. Befasia e Meesit janë telefonat Iphone dhuruar për bashklojtarët, shkruan "Kosova Sot Online".

Ylli i Paris Saint-Germainit ka vendosur t’i shpërblejë shokët e skuadrës dhe stafin e Kombëtares së Argjentinës për suksesin e arritur në Kupën e Botës në Katar.

 

Më saktësisht, 35 vjeçari vendosi që 35 personave t’ia bëjë dhuratë nga një iPhone 14s të flakëruar në ar.

Telefonat janë pajisje 24 karatësh, të cilat do të personalizohen për secilin lojtar dhe për stafin.

Raportohet se shtatë herë fituesi i Topit të Artë dhe shtatë herë futbollisti më i mirë në botë i zgjedhur nga FIFA, i shpenzoi afro 200 mijë euro (196 mijë) për t’i shpërblyer shokët e Kombëtares.

Secili prej tyre do të mundë ta ketë të shënuar emrin e tij të gdhendur bashkë me logon e Federatës Argjentinase të Futbollit.

Messi preferoi që t’ua bëjë dhuratë shokëve nga një telefon, e jo nga një orë dorë, siç bëjnë zakonisht sportistët tjerë.

(Kosova Sot Online )