Xavi: Nuk më pëlqen të fitojmë me kurdisje

  • A.P /
  • 02 March 2023 - 15:07
Xavi: Nuk më pëlqen të fitojmë me kurdisje

Xavi Hernandez e ka mbajtur një konferencë për shtyp para përballjes së sontme me Real Madridin në “El Clasicon” e gjysmëfinales së Copa del Rey.

Trajneri i Barcelonës ndërkohë është ndalur të flasë edhe për akuzat ndaj gjigantit katalunas, për të cilin po spekulohet se i ndihmuan referët gjatë marrëveshjes që e kishte lidhur me Negreiran, ish-zëvendës president i Komisionit të Gjyqtarëve në atë kohë.

Megjithatë, legjenda katalunase thotë se ekipi nga “Camp Nou” nuk ka nevojë asnjëherë për ndihmën e referëve.

“Uroj që gjyqtarët të veprojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ndjenja ime, duke qenë pjesë e Barçës, është se gjyqtarët nuk na kanë ndihmuar kurrë. Nuk më pëlqen të fitoj me trukime, e kam thënë këtë disa herë”, u shpreh trajneri i “Blaugrana”.

Barça do ta vizitojë sonte Realin në ndeshjen që do të luhet në “Santiago Bernabeu” duke filluar nga ora 21:00. 

(Kosova Sot Online)