Salah i pandalshëm me golat e tij

  • A.P /
  • 02 March 2023 - 17:27
Salah i pandalshëm me golat e tij

Liverpooli është rikthyer te fitoret, teksa ka mposhtur Wolverhamptonin me rezultat të pastër 2-0.

Golin e dytë në këtë sfidë e realizoi Mohamed Salah dhe për egjiptianin ishte një gol shumë i rëndësishëm.

Në sezonin e tij të parë 2017/18 në Anfield, Salah realizoi 44 gola në 52 ndeshje,teksa në të dytin 27 në po aq takime.

Në sezonin 2019/20 reprezentuesi egjiptian shënoi 23 gola në 48 ndeshje, derisa në 2020/21 31 gola në 51 ndeshje.

Edhe edicioni 2021/22 ishte i ngjashëm me atë paraprak për ish-sulmuesin e Romës Chelseat e Fiorentinës.

Këtë sezon Mo Salah ka realizuar 20 gola në 36 ndeshje dhe ka ende ndeshje para vetës që të shtoj numrin e golave për The Reds.

(Kosova Sot Online)