Busquets shprehu dëshirën për t’u larguar nga Barcelona

  • A P /
  • 03 March 2023 - 13:47
Busquets shprehu dëshirën për t’u larguar nga Barcelona

Sergio Busquets nuk do të jetë lojtar i Barcelonës, teksa ky do të jetë sezoni i fundit në Camp Nou, shkruan “El Nacional”.

Sipas mediave, kapiteni i Barcelonës tashmë ka diskutuar dëshirën e tij për t’u larguar me presidentin, Joan Laporta.

Me shumë gjasa ai do të vazhdojë karrierën te Inter Miami i David Beckham.

Mesfushori 34-vjeçar, është pjesë e Barcelonë që nga vera e vitit 2008, ka luajtur 711 ndeshje në të cilat ka shënuar 18 gola, dhe 42 asistime.


(Kosova Sot Online)