Zhegrova prezanton 'Ferrarin': Nuk ma bleu mami, as babi – e bleva vet

  • A.P /
  • 02 March 2023 - 18:34
Zhegrova prezanton 'Ferrarin': Nuk ma bleu mami, as babi – e bleva vet

Sulmuesi i Përfaqësues së Kosovës, Edon Zhegrova ka vendosur të blejë një makinë luksoze.

Ai e ka bërë të ditur lajmin, duke postuar makinën e tij të re në rrjetin e tij social, Instagram.

“Do të punoj edhe më shumë. Nuk ma bleu mami as babi e bleva vet”, thuhet në postimin e Zhegrovës shoqëruar me fotografinë e makinës së re.

Makina e re që do të posedojë Zhegrova i përket markës “Ferrari”, markë kjo që njihet për makinat superluksoze dhe të shpejta.

23-vjeçari kosovar momentalisht është pjesë e klubit francez, Lille. Ai është duke kaluar formën e tij më të mirë që nga transferimi në kampionatin francez.

(Kosova Sot Online)