Enrique mund të marrë drejtimin e Chelseat

  • A.P /
  • 02 March 2023 - 21:09
Enrique mund të marrë drejtimin e Chelseat

Luis Enrique nuk është më në listën e ngushtë për të qenë trajneri i ri i Brazilit. 

Fakti që Brazili ka vendosur të presë deri në korrik, kur përfundon sezoni evropian, do të thotë që trajneri asturian kaloi nga një prioritet në një opsion të disponueshëm.

Prandaj, Lucho mund të fokusohet në opsione të tjera profesionale, disa prej të cilave janë po aq të shijshme sa ajo e Seleçao. 

Një vend që mund të jetë i lirë së shpejti është ai i Chelsea-t, i cili po lufton në Premier League dhe është në rrugën e duhur për të humbur garat evropiane sezonin e ardhshëm, pavarësisht skuadrës që kanë krijuar në afatin kalimtar të janarit. Trajneri Graham Potter është nën presion të jashtëzakonshëm.

Shkuarja në Stamford Bridge do të ishte një përshtatje e përkryer për ish-lojtarin e Barcelonës, i cili, pavarësisht se nuk doli mirë në Botërorin e Katarit, ruan të paprekur prestigjin e tij ndërkombëtar, pavarësisht asaj që mund të mendojnë mediat madrilene. 


(Kosova Sot Online)