Juventusi nuk do të paguajë klauzolën e Paredes

  • S.A /
  • 03 March 2023 - 10:47
Juventusi nuk do të paguajë klauzolën e Paredes

Leandro Paredes pritet që të rikthehet te Paris Saint-Germaini pas përfundimit të sezonit. Mesfushori argjentinas është i huazuar këtë sezon te Juventusi, transmeton "Kosova Sot Online ".

Por, sipas Fabrizio Romanos, klubi italian nuk pritet që të paguajë klauzolën e opsionit të blerjes së tij, që është 22 milionë euro.

Vendimi thuhet se nuk është përfundimtar, por Paredes mund të rikthehet në “Parc des Princes” në verë.

28-vjeçari ka regjistruar 22 paraqitje deri më tani me Juventusin, ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me tre asistime. 

(Kosova Sot Online )