Real Madridi duhet të zgjedhë në mes të tre futbollistëve

  • A.P /
  • 03 March 2023 - 19:15
Real Madridi duhet të zgjedhë në mes të tre futbollistëve

Real Madridi duhet të zgjedhë në mes Kroos e Modric dhe Bellinghamit

Real Madridi do të presë dhe të shikojë për dy mesfushorët veteranë, Luka Modric dhe Toni Kroos, para se të bëjë një lëvizje eventuale për Jude Bellingham.

Aktualisht, Kroos dhe Modric janë në vitet e fundit të kontratave të tyre, por po vazhdojnë me paraqitje të mira.

Në anën tjetër, “Los Blancos” është i interesuar për shërbimet e 19-vjeçarit të Borussia Dortmund, Jude Bellingham.

Anglezi po përcillet me vëmendje edhe nga skuadra e njohur angleze, Liverpool.

(Kosova Sot Online)