Reuten letër KE-së: Ndaljani fondet obstruksionizmit të Vuçiqit

  • S.A /
  • 04 March 2023 - 08:10
Reuten letër KE-së: Ndaljani fondet obstruksionizmit të Vuçiqit

Deputeti holandez i Parlamentit Evropian, Thijs Reuten, i është drejtuar me një letër Komisionit Evropian për të raportuar qasjen e presidentit, Aleksander Vucic ndaj propozimit evropian për të cilin u diskutuar në Bruksel më 27 shkurt, shkruan "Kosova Sot Online".

Reuten ka thënë se i ka kërkuar shpjegime Komisionit Evropian për një qasje të tillë të kreut të shtetit serb për marrëveshjet që i ndërmjetëson Bashkimi Evropian.

 

 

Ai thotë se Vuçiq po e shfrytëzon BE-në si një bankomat nga ku merr të holla, në ndërkohë kthehet pastaj dhe e refuzon marrëveshjen me Kosovën.

“Ndaloni këtë financim vetëshkatërrues të obstruksionizmit të Vuçiqit”, ka shkruar Reuten.

Aleksander Vucic ditë më parë ka deklaruar se ai nuk do ta lejojë në asnjë formë anëtarësimin e Kosovës në OKB. Një deklaratë e tillë kishte ardhur dy ditë pas takimit të 27 shkurtit ku kishin rëndë dakord për planin franko-gjerman.Ky zhvillim kishte nxitur edhe reagimin e kryeministrit Albin Kurti i cili ka vënë në pak se deklarata e Vuçiq është shkelje e Nenit 4 të marrëveshjes.

(Kosova Sot Online )