Tri ekipet e mëdha italiane e duan Firminon

  • S.A /
  • 04 March 2023 - 11:28
Tri ekipet e mëdha italiane e duan Firminon

Klubet e Serie A duke përfshirë Juventusin, Milanin dhe Interin janë në gatishmëri të lartë pasi Roberto Firmino vendosi të largohej nga Liverpool si agjent i lirë në fund të sezonit.Tashmë kishte sugjerime se ai do të largohej dhe tani burime të shumta duke përfshirë Sky Sport Deutschland dhe Sky Sport Italia konfirmojnë se vendimi është marrë, shkruan "Kosova Sot Online".

Atij iu ofrua një kontratë e re për të qëndruar në Anfield, por beson se është koha e duhur për një sfidë të re.

Kjo mund të jetë fare mirë në Serie A, ku Firmino ka interesin e Juventusit, Interit dhe Milanit.

Kuqezinjtë në veçanti dihet se po kërkojnë një qendërsulmues të besueshëm me kosto të ulët, në të njëjtin model si Olivier Giroud, pasi ish-shoku i skuadrës së Firminos në Liverpool, Divock Origi, mezi është paraqitur për shkak të problemeve me lëndim.

Reprezentuesi brazilian është 31 vjeç dhe ka qenë në Liverpool që nga viti 2015, më parë ka luajtur për TSG Hoffenheim, Tombense dhe Figueirense.

Deri më tani këtë sezon, ‘Bobby’ ka shënuar nëntë gola dhe ka dhënë katër asistime në 25 ndeshje për Liverpoolin. 

Ai ka 55 paraqitje për Brazilin, në të cilat ka kontribuar me 17 gola për vendin e tij.

(Kosova Sot Online )