Liverpooli do ta presë në 'Anfield Road' Manchester Unitedin

  • A.P /
  • 05 March 2023 - 09:54
Liverpooli do ta presë në 'Anfield Road' Manchester Unitedin

Një nga rivalitetet më të mëdha në Premierligë rikthehet në aksion.

Liverpooli do ta presë në “Anfield Road” Manchester Unitedin, në kuadër të javës së 26-të në Premierligë

Aktualisht është një diferencë prej 10 pikëve mes dy ekipeve, të cilat tani kanë objektiva të ndryshme.

Manchester United gjendet në vendin e tretë me 49 pikë, 14 më pak se Arsenali që ka dy ndeshje më shumë të luajtura.

Në anën tjetër, Liverpooli është i pozicionuar në vendin e gjashtë me 39 pikë të grumbulluara.

(Kosova Sot Online)