Mourinhon "fluturon" pas fitores ndaj Juventusit, por i dhemb humbja e javës së kaluar

  • S.A /
  • 06 March 2023 - 08:28
Mourinhon

Roma ka fituar me rezultat minimal 1-0 derbin e madh italian ndaj Juventusit.Një gol i qendërmbrojtësit italian Gianluca Mancini në minutën e 55-të e ka vendosur këtë derbi.Trajneri i Romës, Jose Mourinho është i kënaqur me fitoren ndaj Juventusit, por ai vazhdon ta vuaj humbjen e pësuar javën e kaluar nga Cremonese, humbje që mund t’i kushtojë Romës në fund të sezonit, shkruan "Kosova Sot Online".

“Jam ende i hutuar nga mënyra se si luajtëm kundër Cremonese. Natyrisht jam i kënaqur me fitoren, por ende duhet punë. Nuk e tretim dot atë që ndodhi në Kremona sepse sot treguam se kur luajmë jemi një ekip i fortë”.

“Fituam sepse lojtarët dhanë gjithçka. Nuk ishte një sukses për organizimin taktik, por atë që bënë lojtarët”.

Tutje Mourinho ka thënë se respekton Juventusin, teksa ka pranuar se me trajnerin Massimiliano Allegri ka një raport të shkëlqyer.

“Unë e respektoj Juventusin e Allegrit, ne po rritemi shumë dhe po bëhemi një muri vështirë për t’u kapërcyer. Unë me Allegrin bëmë një shaka së bashku, kemi kohë që flasim me njëri-tjetërin përmes mesazheve”.

“Më pëlqen se si luan Juventusi dhe jam i lumtur që i kemi kaq larg në renditje. Nëse luajmë gjithmonë kështu, mund të arrijmë në Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar ndër të tjera trajneri portugez.

(Kosova Sot Online )