Ja 6 futbollistët që Man Utd do t’i shesë në verë

  • A.P /
  • 06 March 2023 - 15:58
Ja 6 futbollistët që Man Utd do t’i shesë në verë

Manchester United ka bërë një listë me futbollistët që mendon t’i shesë në afatin kalimtar veror.

“Djajtë e Kuq” janë duke kaluar një sezon të mirë, përkundër humbjes turpëruese 7:0 nga Liverpool.

Maguire, Martial, McTominay, Dean Henderson, Alex Telles dhe Eric Bailly janë futbollistët e vendosur në shitje nga Manchester United.

Me shitjen e tyre, ekipi anglez synon të krijojë fonde për të blerë lojtarë kualitativ dhe ta forcojë skuadrën për sezonin e ri.

(Kosova Sot Online)