Dybala diskuton me tifozët e Juventusit për festën e madhe në fitoren e Romës

  • S.A /
  • 06 March 2023 - 15:54
Dybala diskuton me tifozët e Juventusit për festën e madhe në fitoren e Romës

Roma e ka mposhtur Juventusin në derbin e xhiros në elitën e futbollit italian Serie A. Giallorosët triumfuan me rezultat minimal 1-0, falë një goli të shënuar nga Gianluca Mancini në minutën e 55-të të ndeshjes, shkruan "Kosova Sot Online".

Por pas ndeshjes tifozët e Juventusit akuzuan ish-yllin e tyre Paulo Dybalan për festë të tepruar sipas tyre. Megjithatë sulmuesi argjentinas i cili është shumë i lidhur me tifozët e Zonjës së Vjetër u ka dhënë atyre një sqarim përmes aplikacionit ‘Telegram’.

“E di që kjo është e vështirë për ju dhe është edhe për mua. Megjithatë, unë tani luaj për një klub tjetër dhe me bashkëlojtarë të tjerë, dhe më duhet t’i respektoj ata”.

“Nuk është asnjëherë e lehtë të fitosh dhe për ne, ishte shumë e rëndësishme. Respekti nuk do të mungojë kurrë, mos e lejoni veten të mashtroheni nga rrjetet sociale”, u ka shkruar Dybala tifozëve torinez.

Kujtojmë që Dybala po kalon sezonin e tij të parë te Roma pas shtatë viteve të kaluara te Juventusi.

29-vjeçari është lojtari kryesor i Romës ku në 25 ndeshje zyrtare ka realizuar tetë gola e ka asistuar në shtatë të tjerë.

(Kosova Sot Online )