Serbia po mashtron, nuk po heq dorë nga realizimi i idesë shoviniste 'të gjithë serbët në një shtet'

Serbia po mashtron, nuk po heq dorë nga realizimi i idesë shoviniste 'të gjithë serbët në një shtet'
Serbia po mashtron, nuk po heq dorë nga realizimi i idesë shoviniste 'të gjithë serbët në një shtet'

Skender Mulliqi

  • 06 March 2023 - 14:54

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Ideja” të gjithë serbët në një shtet” nuk është e re. Kjo ide serbomadhe është linçuar shumë më parë nga Akademia Serbe-SANU, e cila në programin e vetë , ka për qëllim bashkimin e  të gjithë serbëve në një shtet. Si duket lufta në Ukrainë , e ka ngjallur shumë këtë ide fashiste. Në vitin e largët 1986 është plasuar Memorandumi i cili kishte  për porosi , që  të gjithë serbët të bashkohen në një shtet. Gjoja si pretekst kishte qenë së : pjesët e popullit serb në republikat tjera nuk i kanë të drejtat në përdorimin e gjuhës, dhe as  në organizimin e të drejtave kulturore e politike. Dhe, së kjo e drejtë e popullit serb pa marrë parasysh së në cilat republika të ish-Jugosllavisë jetojnë, duhet të bashkohen.

 

Serbët këtë synim ta realizojnë ,  në vitet e 90-ta   përmes  pushtetit ultra-nacionalist,  të Sllobodan Millosheviqit. Ai në këtë vit kishte skicuar bashkimin e popullit serb, pa marrë parasysh pasojat . Miti për Kosovën  i kishte bashkuar popullin serb , për të shkatërruar më dhunë ish-Jugosllavinë e Titos, që pastaj të realizojnë planet të serbomëdha në rajon. Millosheviqi u ndalë më luftë pas shumë viktimash  në Kroaci, Bosnje  dhe në Kosovë. Ai kishte punuar,më logjikën  së kufijtë, duhet të ndryshohen më luftë, në kurriz të popujve jo sllavë. Çetniku tjetër serb, Vojisllav Sheshel kishte qenë edhe më i prerë  për të bashkuar  të gjithë serbët në Ballkan,  duke thënë së kjo duhet të realizohet edhe nëse bëhet gjaku deri në gju. Tubimi serbomadh për festën e Vidovdanit në Gazimestan ku mbajti fjalimin e zjarrtë Millosheviqi, nga i cili vend edhe fillojë lufta, e kishte këtë synim. Këtë rrugë është duke e vazhduar , pasardhësi i tij, presidenti serb, Aleksandër Vuqiqi. Invazionin ushtarak rus në Ukrainë, serbët janë duke e pa si rast  jetik  për bashkimin e të gjithë serbëve në një shtet. Kësaj ngjallje  të idesë së vjetër shoviniste, i ka parapri  ideja  e botës ruse, të Vladimir Putinit, i cili më luftë në Ukrainë, po synon kthimin e ish republikave të Bashkimit Sovjetik. Shqiptarët duhet të homogjenizohen që mos të lejojnë humbje të reja të territoreve përmes Asociacionit famoz, të cilin po e kërkon Serbia , e ndihmuar edhe kësaj radhe nga bashkësia ndërkombëtare,dhe e trimëruar  nga agresioni rus në Ukrainë.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".