Nedim Bajrami krenohet për golin e fitores së ekipit të Sassuolos

  • S.A /
  • 07 March 2023 - 08:41
Nedim Bajrami  krenohet  për golin e fitores së ekipit të Sassuolos

Nedim Bajrami ishte ai që vulosi fitoren e Sassuolos ndaj Cremoneses, në ndeshjen që u mbyll me rezultatin 3-2. Ai ka folur për mediet pas këtij takimi, ku shqiptari u shpreh se pas rasteve të humbura në ndeshjet e mëparshme, ky gol e gëzon shumë, shkruan "Kosova Sot Online".

“Ishte një gol i rëndësishëm dhe një ndeshje e shkëlqyer për të gjithë ekipin, duhet të vazhdojmë kështu. Rezultati 2-0 është gjithmonë i rrezikshëm, ata shënuan dy gola, por ne reaguam mirë dhe fituam. Ishte e rëndësishme për ne”, ka deklaruar Bajrami, përcjell "Kosova Sot Online".

“Kam humbur dy ose tri herë raste para portës disa javë më parë. Sot hyri në portë dhe unë jam shumë i lumtur. Një gol i rëndësishëm për skuadrën”.

“Ka shumë ndeshje për të luajtur me Sassuolon dhe këtu ndihem shumë mirë. Djemtë më pritën shumë mirë”, ka thënë futbollisti shqiptar.

(Kosova Sot Online )