
Lexoni edhe:
Dora e zgjatur e narkomanit Edvin Kristaq Rama andej e këndej Drinit, me spiunin Baton Haxhiu, do të ndalet vetëm nga drejtësia amerikane
Mallorca nuk është mësuar të jetojë pa Vedat Muriqin, sepse sulmuesi kosovar është udhëheqës i sulmit dhe i skuadrës qe 13 muaj, ndërsa ka ndikim të madh në ekipin ishullor spanjoll, shkruan "Kosova Sot Online". Ai është i rëndësishëm si numër, por edhe për gjendjen shpirtërore të ekipit. Ndikimi i tij ndjehet edhe në tribuna, ku tifozët janë dashuruar në “Piratin” e tyre, shkruan mediumi spanjoll “ultimahora.es”.
Por, fatkeqësisht, ata nuk do të mundë të llogarisin në sulmuesin kosovar të dielën kundër Real Sociedadit dhe ky është një shqetësim i madh për popullin majorkan. Kjo për faktin se Muriqi ka munguar deri tash në tri ndeshje dhe në të tria rastet Mallorca ka humbur. Të shtunën që shkoi, përfaqësuesi kosovar e mori kartonin e pestë të verdhë dhe kjo nënkupton se atij do t’i duhet të pushojë në duelin e radhës. Trajneri Javier Aguirre është i shqetësuar me mungesën e lojtarit të tij kryesor, por tash duhet të gjejë alternativa. Muriqi ka shkëlqyer këtë sezon duke e shënuar gjysmën e golave të Mallorcës, të cilën do të mundohet ta shpëtojë pa rënë nga liga, njëjtë si në sezonin e kaluar, kur ishte huazuar nga Lazio në pjesën e dytë të edicionit.
(Kosova Sot Online )