Enzo Fernandez zbulon të gjitha zënkat që kishte me Kyian Mbappen në finalen e Kupës së Botës

  • S.A /
  • 07 March 2023 - 12:24
Enzo Fernandez zbulon të gjitha  zënkat që kishte me Kyian Mbappen në finalen e Kupës së Botës

Ylli argjentinas i Chelseat, Enzo Fernandez ka folur për herë të parë për momentet që kishte në fushë me Kylian Mbappen në finale e madhe të Kupës së Botës. Mesfushori zbuloi se ai dhe Messi patën një debat në fushë me Kylian Mbappen, por që u mbyll shpejt, shkruan "Kosova Sot Online".

“E vërteta është se bëmë llafe në fushë. Mua nuk më pëlqen të flasë shumë për ato që ndodhin në fushë, i thamë disa fjalë njëri-tjetrit, por gjithçka mbeti aty në fushë”.

“Mbappe është një lojtar i madh, për mua është një shembull për të gjithë. Ai është një lojtar që po ecën shumë mirë dhe të mendosh sa shumë rrugë ka përpara dhe sa mund të japë”.

“Messi? Sa herë flas për të më kapin drithërimat. Është një nga idhujt e mi. I jam mirënjohës për personin që është dhe mënyrën si sillet me mua dhe të gjithë. Nuk kam fjalë për ta falënderuar për gjithçka bëri për ne në Botëror”, ka thënë Fernandez. 

(Kosova Sot Online )