Messi beson se PSG-ja mund ta eliminojë Bayernin

  • A.P /
  • 07 March 2023 - 15:55
Messi beson se PSG-ja mund ta eliminojë Bayernin

Lionel Messi beson se Paris Saint-Germaini është i aftë për ta eliminuar Bayern Munichun nga Liga e Kampionëve.

Gjiganti bavarez e mposhti atë francez në përballjen e parë të së tetës së finales në “Parkun e Princave” me rezultat 1:0.

Ky fakt ia vështirësoi punët PSG-së, e cila duhet të djersitet shumë për ta përmbysur rezultatin në “Allianz Arena”, shkruan “Gazeta Express”.

Sidoqoftë, shtatë herë fituesi i Topit të Artë beson se parisienët mund të bëjnë gjëra të mëdha dhe se, edhe në këtë rast, mund ta eliminojnë Bayernin dhe të kualifikohen vetë në çerekfinale.

“Do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë, e cila do të vendoset nga detajet e vogla. Të fitojmë në atë stadium do të jetë mjaft e vështirë. Mirëpo, mendoj se jemi mirë të përgatitur dhe në gjendje ta rikthejmë situatën përmbys. Do të shkojmë në Munich me këtë synim”, deklaroi Messi për PSG TV.

Argjentinasi dhe kolegu i repartit, Kylian Mbappe do t’i kundërvihen Bayernit pa Neymarin, i cili do të mungojë 3-4 muaj.

Edhe pa brazilianin, Messi e Mbappe janë të gatshëm ta bëjnë më të mirën për ta vazhduar rrugëtimin në Ligën e Kampionëve. 

(Kosova Sot Online)