Laporta konfirmon se Barcelona do të nënshkruajë me një futbollist

  • A.P /
  • 07 March 2023 - 18:28
Laporta konfirmon se Barcelona do të nënshkruajë me një futbollist

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka konfirmuar se do të kërkojnë të sjellin një sulmues këtë verë.

Duke folur për “Mundo Deportivo”, Laporta u pyet se çfarë do të bënte Barcelona për sa i përket nënshkrimeve këtë verë. Ai ishte “çuditërisht” i hapur për planet e tyre.

“Ne kemi tejkaluar kufirin e pagave dhe kjo e bën shumë të vështirë, por kur dëgjoj që nuk mund të nënshkruajmë… Patjetër që një sulmues po, por dikush do të duhet të largohet”, tha i pari i klubit katalunas.

“Në mesfushë jemi mirë, dhe kemi gjithashtu një sistem rinor me lojtarë që do të arrijnë në ekipin e parë. Edhe Xavi duhet ta zbatojë këtë ide, duke promovuar të rinjtë. Një sulmues më shumë do të përshtatej, por financiarisht nuk kemi burime të pakufizuara si një klub shtetëror. Duhet të jemi të matur”, shtoi Laporta.

Aktualisht duket se vetëm dy nga pesë sulmuesit e Barcelonës e kanë të siguruar vendin e tyre në krah, Robert Lewandowski është njëri dhe Ousmane Dembele, me kusht që ai të rinovojë, tjetri.

Ansu Fati, Ferran Torres dhe Raphinha besohet se nuk kanë përmbushur pritshmëritë e klubit këtë sezon, teksa mbetet të shihet se kush prej tyre do të mund të largohet. 

(Kosova Sot Online)